Vllaznia të hënën në Elbasan sfidën e radhës ndaj Kukësit

Pas sfidës me Dinamon, Vllaznia ka nisur menjëherë përgatitjet për sfidën e rradhës, atë me Kukësin. Sipas Sektorit të Garave pranë FSHF-së, kjo ndeshje do të luhet të hënën në ora 16.45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Të dy ekipet kanë të njëjtën kuotë pikësh- 38 dhe si rrjedhojë rëndësia e kësaj ndeshje është e madhe. Skuadra shkodrane ka disa mungesa të rëndësishme për këtë takim, siç janë ato të Adilit, Gurishtës dhe Jonuzit për arsye kartonash, ndërkohë që edhe Da Silva vazhdon të ketë probleme me dëmtimin e tij dhe është në dyshim.

Pavarësisht këtij fakti, stafi dhe e gjithë skuadra beson në marrjen e fitores edhe në këtë ndeshje.

Shpërndaje