|

Vllaznia U17 shpallet kampione e Shqipërisë për sezonin 2021-2022

Shpërndaje

Vllaznia U17 shpallet kampione e Shqipërisë për sezonin 2021-2022. Në ndeshjen finale të luajtur pasditen e sotme në stadiumin e Kamzës, ajo ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj ekipit të Shënkollit.

Në fakt në pjesën e parë ka qenë ekipi i Shënkollit që ka luajtur më mirë dhe ka patur madje edhe raste të pastra shënimi teksa kanë goditur edhe traversën në një moment. Në fundin e pjesës së parë ndërkohë do të vinte goli i parë shënuar nga Kevin Dodaj dhe ky 45 minutësh do të mbyllej në shifrat 1-0 për Vllaznia U17.

Në fillimin e së dytës Kubazi u pengua në mënyrë të parregullt nga portieri I Shënkollit dhe arbitri akordoi 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Dodaj u tregua i saktë duke dyfishuar shifrat.

Më pas do të shënonte golin e tretë Ersi Zaganjori, futbollist i cili do të shenonte edhe dy gola të tjerë deri në fundin e ndeshjes duke kompletuar tregolëshin e tij dhe njëkohesisht fitoren 5-0 të Vllaznia U17.

Në fund është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe pas tyre përfaqësuesi i Federates i ka dorëzuar kupën kapitenit Aron Jukaj dhe më pas në kampin shkodran ka shpërthyer festa. Vllaznia U17 në këtë mënyrë shpallet kampione e Shqipërisë me meritë./vllaznia.al/

Similar Posts