Vllaznia U21 fiton 1-0 ndaj Laçit. Vendos goli I Hoxhës

Shpërndaje

Vllaznia U21 ka marrë një fitore me vlera në ndeshjen e rradhës në kampionat. Kjo skuadër ka fituar në Shkodër me rezultatin 1-0 ndaj Laçit, me golin e Uhejd Hoxhës dhe me këtë trepikësh, ekipi shkodran është në vendin e pestë, me 30 pikë. Duhet thënë se Vllaznia U21 e ka dominuar lojën në të gjitha drejtimet dhe ka patur shumë raste shënimi, megjithatë ato nuk janë konkretizuar në mënyrën e duhur.

Gjithsesi është shënuar një gol dhe me të, skuadra ka marrë fitoren e duhur dhe një trepikësh me shumë vlerë, i cili vjen pas disa rezultatesh negative nga Vllaznia U21.

Gjithsesi, pas ndeshjes, trajneri i U21, Dean Sibson, ka mbetur i kënaqur me përformancën e ekipit të tij, që kështu rikthehet të bëjë mirë në kampionat, megjithatë për rrjedhojë është në vendin e pestë në renditje, tetë pikë larg kreut të klasifikimit. Pas javës së 17-të, Vllaznia U21 ka arritur të grumbullojë 30 pikë, duke u renditur kështu në vendin e pestë në renditje.

Megjithatë jo vetëm kaq. E rëndësishme është që Vllaznia U21 rikthehet të luajë bukur, teksa sot mori edhe rezultatin e duhur.

Similar Posts