Vllaznia U21 fitore 3-0 në transfertë ndaj Turbinës

Shpërndaje

Vllaznia U21 ka marrë një fitore të thellë, teksa ka mundur me rezultatin 0-3 ekipin e Turbinës në ndeshjen e luajtur në pasditën e sotme në Cërrik. Ne kete menyre ekipi shkodran merr fitoren e dyte pas asaj me Teuten ne vetem 48 ore.
Ka qenë një ndeshje jo shumë e vështirë për kuqeblutë, të cilën e kanë zgjidhur atë falë golave të Bizit dhe Osmanit në pjesën e parë dhe pjesën e dytë. Fillimisht ka qenë futbollisti Bizi që ka shënuar në minutën e 21-të të pjesës së parë.
Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë ka qenë futbollisti Armir Osmani që ka shënuar dy gola dy herë njëri pas tjetrit.Në vazhdim, loja ka rënë disi edhe prej zëvendësimeve të shumta të kryera dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0-3 në favor të Vllaznia U21.Ajo e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Lukaj, Leka, Shimaj, Pusi, Dulaj, Muliu, Peku, Bizi, Aliu, Osmani, Pishinxa Tr: Dean Sibson. Ndërkohë, në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe Xhilaj, Troshani, Zylja, Bushaj dhe Kastrati.
Pas javës së 20-të të kampionatit, Vllaznia U21 është ngjitur në kuotën e 36 pikëve dhe tashmë mban vendin e katërt në renditje, por duhet thënë se Bylisi kryesues është shumë larg e shkëputur me 12 pikë diferencë në krye të renditjes.

Similar Posts