Vllaznia vetëm barazim 0-0 në Durrës ndaj Teutës

Pavarësisht përpjekjeve, Vllaznia nuk ia ka dalë të fitojë në ndeshjen e rradhës për kampionat. Ajo ka barazuar me rezultatin 0-0 pasditen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit ndaj ekipit të Teutës.

Në pjesën e parë ekipi ynë ka bërë një ndeshje më të mirë, ndërsa jo gjithçka shkoi ashtu si duhet në të dytën, sidomos në aspektin sulmues dhe për këtë arsye, pavarësisht përpjekjeve të bëra, nuk ia ka dalë të shënojë dot golin e fitores.

Në këtë mënyrë i gjithë takimi u mbyll në shifra të barabarta pa gola dhe të dy ekipet ndajnë nga një pikë. Pas javës së gjashtë të kampionatit, Vllaznia ka arritur të grumbullojë 10 pikë. Ndeshjen e ardhshme ajo do ta luajë në Shkodër ndaj Partizanit./vllaznia.al/

Shpërndaje