Aktiviteti MoreThanFootball me nxënësit e gjimnazit “Atë Pjetër Meshkalla”

Stafi i KF Vllaznia zhvillon aktivitetin e rradhës në kuadër të nismës MoreThanFootball me nxënësit e gjimnazit “At Pjetër Meshkalla”.

Pjesë e panelit të diskutimit ishte presidenti i klubit z. Alban Xhaferi, presidenti i klubit femrave z. Lazer Matija, trajneri Thomas Brdaric, zëvendëstrajneri Ergi Borshi, futbollisti Esat Mala, futbollistja Lucia Gjini.

Kjo nisëm ka si synim promovimin e sportit tek të rinjtë si stil i jetesës së shëndetshme, ndarjen e eksperiencave të stafit duke prezantuar modele suksesi për të gjithë djemt dhe vajzat që duan të bëhen pjesë e fushës së futbollit, si dhe inkurajimin e të rinjve për të mbështetur Vllazninë në çdo ndeshje.

Falënderojmë stafin dhe nxënësit e gjimnazit për organizimin e aktivitetit.

Shpërndaje