Hidhet shorti i turit të dytë, Vllaznia- Universitatea Craiova

Vllaznia ka mësuar sot emrin e kundërshtarit në turin e dytë të “UEFA Europa Conference League”. Goglat e shortit të hedhur në Nion të Zvicrës kanë vënë përballë skuadrës tonë ekipin Universitatea të Krajovës.

Po sipas shortit të hedhur, ndeshja e parë do të luhet më 21 korrik në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa ajo e kthimit më 28 korrik në Krajovë të Rumanisë.

Të pranishëm në hedhjen e shortit kanë qenë edhe presidenti i KF Vllaznia, z. Alban Xhaferi si dhe sekretari i përgjithshëm Blendi Dibra./vllaznia.al/

Shpërndaje