Kuqeblutë fitojnë edhe miqësoren e tretë. Mundin 2-1 Al Ahli

Vllaznia e ka mbyllur me fitore edhe ndeshjen e tretë miqësore në përgatitoren që është duke zhvilluar në Austi. Përballë saj pasditen e sotme ka qenë ekipi Al Ahli i Dohas së Katarit.

Kuqeblutë kanë luajtur më mirë dhe kanë fituar me rezultatin 2-1 ndaj këtij kundërshtari. Për ta golat janë shënuar fillimisht nga Jonuzi në minutën e 11-të dhe më pas ka dyfishuar Kaina dy minuta më vonë.

Ekipi kundërshtar ka ngushtuar shifrat me anë të 11-metërshi por vetëm kaq sepse rezultati nuk ka ndryshuar më deri në fund dhe skuadra jonë arrin kësisoj të marrë fitoren e tretë në po kaq ndeshje të luajtura.

Formacioni i parë i Vllaznisë në këtë miqësore ka qenë ky: Qarri, Smajli, Juriç, Shehi, Hakaj, Alivoda, Jonuzi, Heriç, Kruja, A.Hoxhaj dhe Kaina.

Në pjesën e dytë ndërkohë janë aktivizuar edhe Gurishta, për të vazhduar me Bulatoviç, Paloka, Spahija, Marku, Boshnjaku, Çoba, Latifi, Vulaj dhe Aralica./vllaznia.al/

Shpërndaje