Presidenti i FSHF-së uron Vllazninë për fitoren e Kupës së Shqipërisës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, i ka drejtuar një letër urimi presidentit të KF Vllaznia, z.Alban Xhaferi, për suksesin në fitimin e Kupës së Shqipërisë duke i shprehur edhe vlerësimet maksimale për paraqitjen e skuadrës tonë në këtë kompeticion, duke e fituar me meritë atë.

Njëkohësisht z. Duka i ka uruar një paraqitje akoma më të denjë në kompeticionet europiane për këtë sezon dhe të nderojë futbollin shqiptar në ndeshjet që ajo do të luajë në vijim.

Shpërndaje