Rinovon Fjoart Jonuzi

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Fjoart Jonuzi për të luajtur edhe për një sezon tjetër me skuadrën tonë. Klubi ka vlerësuar kontributin e dhënë nga lojtari në dy sezonet e fundit dhe si rrjedhojë ka shprehur dëshirën për ta patur sërish në rradhët e tij.

Dëshira jonë ka gjetur edhe gatishmërinë e lojtarit për të vazhduar karrierën e tij i veshur kuqeblu edhe për një sezon të tretë, me qëllimin e qartë, për të arritur të tjera suksese me të./vllaznia.al/

Shpërndaje