Trajneri Sedloski debuton me fitore në pankinën kuqeblu

Trajneri Goce Sedloski ka debutuar me fitore në pankinën e skuadrës tonë. Vllaznia ka bërë një ndeshje shumë të bukur pasditen e djeshme duke fituar me rezultatin 3-1 ndaj Erzenit në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ka qenë Herald Marku ai që ka zhbllokuar shifrat në minutën e 42-të me një gol shumë të bukur dhe më pas Latifi ka dyfishuar në fillimin e pjesës së dytë. Shijakasit u munduan të rihapin ndeshjen duke shënuar me anë të Nonatos në minutën e 76-të por jo.

Fjoart Jonuzi katër minuta para fundit të ndeshjes do të shënonte edhe golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes që do të mbyllej me fitoren 3-1 të skuadrës tonë.

Formacioni kuqeblu në këtë takim ishte ky: Zogoviç, Gurishta (Kruja ’88), Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Boshnjaku, Jonuzi, Marku (Alivoda ’79), Çoba (A.Hoxhaj ’60), Latifi (Heriç ’80), Balaj (Kaina ’88). Trajneri Goce Sedloski.

Shpërndaje