Herald Marku rikthehet në shtëpi

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit me futbollistin Herald Marku. Mesfushori shkodran rikthehet nê skuadrën tonê sërish duke firmosur një kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.

KF Vllaznia i uron Heraldit një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu dhe të gjithë sëbashku të përjetojmë të tjera emocione suksesesh.

Mirë se erdhe në shtëpinë tënde Herald Marku!

Shpërndaje