Vllaznia nis stërvitjet në Austri

vllaznia ka mbërritur mbrëmë në Pressbaum, një kamping 30 km larg Vjenës, ku do të qëndrojë për një periudhë dyjavore për stërvitje.

Gjatë këtyre ditëve, 26 futbollistët që janë në dispozicion të stafit teknik do të marrin ngarkesat e duhura stërvitore, duke përfituar edhe nga kushtet e favorshme atmosferike që mbizotërojnë aty.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë parashikuar edhe zhvillimin e tre ndeshje miqësore, teksa e para do të luhet me 5 korrik ndaj një skuadre austriake.
Kuqeblutë do të rikthehen në Shkodër më 13 korrik, për t’i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e parë të “Uefa Europa Conference League” ndaj Universitatea Craiova./vllaznia.al/

Shpërndaje