Vllaznia ndalet në Durrës me një gol të dyshimtë të Teutës

Shpërndaje

Teuta dhe Vllaznia e kanë mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen në “Niko Dovana”, me shkodranët të cilët ishin në udhëheqje të sfidës në pjesën më të madhe të kohës. Mirëpo, në minutën e 99-të mbrojtësi Ivanoviç me një gol që erdhi pas një faull të padhënë në dëm të Krujës, por edhe me një vendosje të dyshimtë për pozicion jashtë loje.

Sa i takon pjesës së parë, Vllaznia u shfaq më kërkuese me rastin e parë që u regjistrua në minutën e tetë kur Aralica godet me kokë, por nuk gjen kuadratin e Qirkos i cili ndër të tjera kishte gabuar në daljen e tij, ndërsa sërish kroati ka mundësi të artë, por këtë herë Qirko është i saktë dhe e ndal sulmuesin e shkodranëve.

Në vazhdim, Teuta kundërpërgjigjet me L.Vilën, por sulmuesi gjithsesi ishte në pozicion jashtë loje, ndërkohë që në minutën e 36-të, Hebaj nuk devijon në rrjetë një top të Jazxhi. Në ekstremin e pjesës së parë, sërish L.Vila kishte një mundësi flagrante, mirëpo në fund sulmuesi gaboi dhe e dërgoi topin shumë larg kuadratit.

Në fraksionin e dytë, Vllaznia pretendon për një penallti mirëpo arbitri Bastari fillimisht ndal lojën për një pozicion jashtë loje të Adilit. Por, pas ndërhyrjes së VAR akordohet penalltia, të cilën në minutën e 60-të e kthen në gol Liridon Latifi. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Vllaznisë, Teuta gjeti golin e barazimit me anë të mbrojtësit Ivanovic, ndërkohë që më pas nuk pati kohë për të ndryshuar fatet e takimit.

Similar Posts