Vllaznia U15 vazhdon të fitojë në kampionat

Vllaznia U15 ka marre një tjetër fitore ne kampionat teksa mesditën e sotme ka fituar me rezultatin e thelle 5-1 ne Durrës ndaj ekipit Akademia Shqiponja. Për djemtë e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi nuk ka qene aspak e vështire kjo fitore.

Ata kane shënuar shume shpejt me ane te futbollistit Egzon Ivziku ndërsa me pas ka qene Klenis Smakaj që ka shënuar dy gola njeri pas tjetrit ne minutat 22 dhe 24.Ne minutën e 35-te ka qene Karasani qe ka shënuar te vetmin gol për vendasit dhe ne ketë mënyre pjesa e pare do te mbyllej me avantazhin 3-1 ne favor te ekipit shkodran.

Ne pjesën e dyte ndërkohe do te shënoheshin edhe dy gola te tjerë, pikërisht me ane te mbrojtësit Erigestino Pepnikaj dhe te sulmuesit Jonis Volumi, gola këto qe kane kompletuar fitoren e thelle te Vllaznia U15.

Me ketë fitore, Vllaznia U15 eshte ngjitur ne kuotën e 40 pikëve dhe mban vendin e trete ne renditje duke qene kështu dy pike larg Shënkollit te vendit te dyte dhe tre pike larg Akademisë se Futbollit qe mban vendin e pare

Shpërndaje