| |

Vllaznia U19 fiton 3-0 në ‘derbin’ me KF Shkodra

Shpërndaje

Vllaznia U19 eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat teksa mesditen e djeshme ka mundur me rezultatin e paster 3-0 ekipin e “KF Shhkodra” ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Skuadra e Vioresin Sinanit ka shenuar shpejt, qe ne minuten e 22-te me ane te futbollistit Antonio Delaj dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare e “derbit”.

Ne te dyten serish ka patur shume rivalitet por vetem ne fund do te ishte Vllaznia U19 qe do te shenonte edhe dy gola te tjere pas minutes se 90-te. Fillimisht me ane te Paulo PJeshkes dhe me pas me William Cungun.

Perfundimisht 3-0 per Vllaznia U19 qe me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 34 pikeve duke kaluar ne renditje ekipin e Tiranes qe barazoi po sot 1-1 ndaj Shenkollit. Bardheblute kane mbetur ne kuoten e 33 pikeve, ndersa ne vend te pare eshte Partizani me 36 pike.

Nderkohe Vllaznia U17 eshte mundur ne kryeqytet ne ndeshjen e rradhes me rezultatin 1-4 nga Akademia e Futbollit dhe ndodhet per momentin ne vendin e katert te renditjes./vllaznia.al/

Similar Posts