Vllaznia vetëm barazim 0-0 në sfidën ndaj Laçit

Vllaznia nuk ka marrë më shumë sesa një barazim 0-0 në ndeshjen e rradhës, atë ndaj Laçit të luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”. Kuqeblutë janë munduar të bëjnë më të mirën në këtë ndeshje dhe pavarësisht përpjekjeve të tyre, nuk ia kanë dalë dot të shënojnë.

Ata kanë krijuar edhe disa raste, por Aralica, Latifi e Da Silva nuk i kanë shfrytëzuar si duhet dhe për këtë arsye, gjithLka është mbyllur pa gola në këtë sfidë. Pas javës së 28-të të kampionatit, Vllaznia ka 40 pikë dhe ka zbritur në vendin e pestë të renditjes.


Skuadra jonë luajti me këtë formacion: Zogoviç; Kruja, Adili, Bulatoviç, Hakaj; Krymi, Jonuzi; Latifi, Da Silva, Hoxhaj; Aralica. Në pjesën e dytë ndërkohë janë aktivizuar edhe Djurdjevic, Çoba, Heric e Mustedanagic.

Shpërndaje