Brdariç: Jam krenar për sjelljen e lojtarëve të mi

Shpërndaje

Trajneri Thomas Bradariç është i lumtur me atë që ka parë në fushën e lojës nga Vllaznia në ndeshjen ndaj Dinamos. Në prononcimin e tij për mediat pas fitores 2-1 ndaj saj, është shprehur se skuadra kishte bërë mirë detyrat e saj duke marrë një fitore, pavarësisht vuajtjeve në fund.

“Si fillim jam krenar për sjelljen e lojtarëve që nga fillimi kishim organizim të mirë. Hymë mirë në ndeshje dhe çdo gjë ishte në rregull deri te zëvendësimet. Ata na krijuan pak rrëmujë, por në fund nuk ka vlerë asgjë përveç rezultatit. Qarri e meritonte sot paraqitjen në fushë, qëndroi i qetë në javët e fundit, e kemi mbrojtur pak dhe mendoj se tregoi sot nga ana e tij një formë të mirë dhe mendoj se me këtë gol e ndihmon të ketë më shumë besim. Kishte shumë gjëra kyçe në lojë dhe çdo gjë që ndodh në fushë, ka impakt.

Pikët teknikë, apo taktike janë vendimtare që loja të shkojë në një drejtim apo një tjetër. Isha i lumtur që fituam por nuk është e lehtë për të rinjtë që të hyjnë në fushë në situata me trysni, pasi luanim ndaj Dinamos, skuadër për mbijetesë që lufton deri në fund. Jemi në pozitë të mirë, por është e vështirë të fitosh ndaj tyre, të rinjtë duhet të kuptojnë se çdo gjë që ndodh në fushë ka një kuptim.

Mendova që të tërhiqeshim pak. Por kur tërhiqemi duhet të bëjmë kundërsulm më mirë, por humbim topin më shpejt dhe kështu i japim hapësira kundërshtarëve duke na krijuar rrezikshmëri dhe duhet të punojmë për ta evituar një gjë të tillë. Mos harroni që në të kaluarën kemi luajtur shumë ndeshje me një lojtar më pak dhe kemi vuajtur.

Por nuk mund të rrish kaq shumë mbrapa në ndeshje se kështu e pëson, pasi Ibraimi është një lojtar shumë i mirë dhe mund të sjellë topin në zonat e rrezikshmërisë. Në po  i marrim gjërat ndeshje pas ndeshje. Mendoj se jemi në një pozitë të mirë në kampionat, jemi në vendin e tretë, jemi në gjysmëfinalet e Kupës dhe duam finalen.

Mendoj se jemi pak larg kreut, por do të bëjmë gjithçka që t’i vëmë në presion, ky është objektivi im. Jonuzi u dëmtua e shpresoj që të mos jetë për një kohë të gjatë jashtë. Kur jemi me 11 lojtarë deri në fund, e kemi gjithë ekipin në formë, mendoj se jemi ekip konkurrues”.

Similar Posts