Miloti: Janë edhe 7 finale, nesër është e para ndaj Partizanit

Në prag të sfidës së nesërme ndaj Partizanit, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 16:45, e vlefshme për javën e 30-të në Kategorinë Superiore, në konferencën për shtyp është shfaqur zv.trajneri i Vllaznisë, Auron Miloti i cili është shprehur:

“Janë shtatë finale dhe Vllaznia është e gatshme. Partizani është një nga ato. Duhet të japim maksimumin dhe të dalim me sukses. Nesër jemi të përgatitur për ndeshjen e parë, ekipi është i motivuar.”

Kemi njohje më herët me Plorin, jam në një pozicion që s’mund të jap mendim për të. Ndeshjet e fundit janë shumë të forta, veç Tiranës që tani 99% është kampion.

Dëmtimet – Veç Da Silvës, nesër janë të gjithë lojtarët.

Diagne – Është gjë e mbaruar. Më vjen keq për atë si futbollist, nuk donte të luante për ne. Ndoshta do të kemi deklaratë nesër, nuk është më pjesë e ekipit, nuk ka ardhur më.

Europa – “Duam vendin e katërt sepse na çon direkt në Europë. Janë shtatë finale siç thashë.”

Tifozët – “Shpresoj që nesër tifozët të na japin një shtytje më të fortë si në Kupë. Sa më pak çmimi aq më mirë, janë drejtuesit që vendosin”, përfundoi Auron Miloti.

Shpërndaje