Hakaj: Bashkë me tifozët, e mundim nesër Partizanin

Në prag të ndeshjes me Partizanin, ka folur për gazetarët edhe mbrojtësi Esin Hakaj i cili në prononcimin e tij është shprehur i bindur se Vllaznia do të fitojë nesër.

Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi përgatitur që të bëjmë më të mirën dhe të fitojmë ndaj Partizanit”, ka thënë fillimisht Hakaj, ndërsa tregoi më pas se ku ndryshon kjo ndeshje nga ajo e Kupës. “Jemi në një finale të cilët mund ta fitojmë.

Është një trofe që në kampionat na iku si mundësi. Por, nëse arrijmë që ta fitojmë kupën, do të mbyllim më së miri sezonin”. I ngacmuar nga gazetarët në konferencën për mediat, Hakaj foli edhe për formën që po kalon: “Çdo gjë ka qenë mirë. Jam në një gjendje optimale dhe shpresoj e besoj të vazhdoj kështu”.

Vllaznia dhe Partizani ishin dy ekipe që e nisën sezonin për titull, por dështuan rrugës. Për këtë Hakaj e ka një përgjigje: “Partizani ka pasur ndryshime në ekip dhe kjo pa dyshim ka ndikimin e vet.

Ndërsa te Vllaznia mund të them se kalimi në finalen e Kupës na ka dhënë një shtysë më shumë që të kërkojmë edhe Europën përmes kampionatit. Por për këtë duhet që sot të arrijmë një fitore dhe më pas të shikojmë përpara për takimet e tjera.

“U bëj thirrje tifozëve të jenë në stadium. Ata janë një mbështetje e madhe për ne, ashtu siç e treguan edhe në Kupë”.

Shpërndaje