Latifi: Dua të fitoj Kupën me Vllazninë

Në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës, asaj ndaj Partizanit që do të luhet nesër në Elbasan, ka dalë në një konferencë për shtyp edhe futbollisti Liridon Latifi, i cili është shprehur:
“Normalisht kam një javë që stërvitem me skuadrën. Jam i gatshëm për sfidën me Partizanin, gjithçka është ok dhe shpresoj ta shfaq nivelin edhe në fushë. Kemi punuar gjatë gjithë javës që të marrim rezultat maksimal, ne futemi në fushë gjithmonë për rezultat maksimal dhe shpresojmë ta arrijmë këtë gjë. Shpresoj që po, do jap maksimumin. Shpresoj që të jem vendimtar sërish dhe të jem lojtar që ta ndihmoj skuadrën. Me Skënderbeun nuk e kam fituar asnjëherë kupën dhe shpresoj që këtë sezon, qëllimi im është që ta fitoj Kupë e Shqipërisë. Nuk kemi nis ndonjë bisedim sepse jemi në fazën më të vështirë të kampionatit dhe kemi menduar vetëm për ndeshjet e radhës dhe nuk po kemi kohë të merremi me këto muhabete, por mendoj që ka kohë.”
A do të jem pjesë e Vllaznisë dhe në sezonin e radhës: Kjo nuk është në dorën time është në dorën e drejtuesve, nuk e di ata duhen pyetur.”

Shpërndaje