Vllaznia U21 fiton 5-0 ndaj Apolonisë

Vllaznia U21 ka marrë një tjetër fitore në kampionat dhe tashmë është ngjitur në vendin e katërt të klasifikimit në kuotën e 39 pikëve, duke mbajtur këtë vend, një pikë larg Tiranës së vendit të tretë.

Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Dean Sibson kanë luajtur në “Reshit Rusi” në Shkodër ndaj ekipit të Apolonisë dhe kanë fituar me rezultatin e thellë, 5-0.

Fillimisht, ka qenë sulmuesi Çoba që ka zhbllokuar shifrat në minutën e 15-të. Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-0 në favor të Vllaznia U21.

Ndërkohë, në pjesën e dytë do të shënoheshin edhe katër gola të tjerë me autorë Pusin, Bizin, Smajlin dhe Dedën. Në këtë mënyrë, e gjithë ndeshja është mbyllur me rezultatin 5-0 dhe kështu Vllaznia U21 vijon serinë e rezultateve pozitive.

Shpërndaje