Bilanci, Vllaznia s'ka humbur asnjëherë në Shkodër ndaj Bylisit

Shtyp

Në shumë raste bilancet nuk tregojnë asgjë. Megjithatë njëfarë orientimi të asaj se çfarë pritet të ndodhë, mund ta japë. Vllaznia dhe Bylis janë ndeshur 23 herë deri tani dhe në këtë bilanc përballjesh, kuptohet që dominojnë shkodranët. Ato kanë fituar plot 13 herë, ballshiotët vetëm 4 ndërsa 6 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Edhe golaverazhi flet për Vllazninë teksa ajo ka shënuar 37 gola ndërsa Bylis vetëm 21. Një fakt tjetër shumë interesant. Në të gjitha përballjet që janë luajtur në mes këtyre dy skuadrave në Shkodër, Bylisi nuk ka arritur asnjëherë të fitojë. Ka arritur të marrë vetëm dy barazime në dy raste. Asgjë më shumë. Kjo tregon qartë se kuqeblutë janë të favorizuar për të fituar edhe këtë herë në ndeshjen që do të luhet në "Loro Boriçi".

Ky stadium është një pikë e fortë për ta dhe jo më kot drejtuesit e klubit vendosën që të paguajnë një shumë të madhe financiare vetëm e vetëm që në këtë ndeshje të rikthehen tifozët pas skualifikimit të fushës. Shënuesi më i mirë në përballjet e deritanishme ndaj Bylisit sigurisht që është ai, i zakonshmi, Vioresin Sinani që ka shënuar plot 7 gola në portën e tij. Pas tij janë disa futbollistë që kanë shënuar nga dy gola dhe pikërisht Edi Martini, Suad Lici, Altin Xhahysa, Ilir Dibra, Elvin Beqiri, Sokol Ishka, Albert Kaçi dhe Xhevavir Sukaj. Pjesa  e mbetur ka shënuar nga një gol megjithatë tabela e mëposhtme tregon gjithçka se kur janë luajtur këto ndeshje, cilat kanë qenë rezultatet e arritura dhe autorët e golave për Vllazninë.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com